• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ekipi i dytë i shpëtimit nga qyteti turk Adiaman largohet sonte, dëshira e fundit e tyre është të dhurojnë gjak në Ankara

Ekipi i dytë i shpëtimit nga qyteti turk Adiaman largohet sonte, dëshira e fundit e tyre është të dhurojnë gjak në Ankara

Shtip, 14 shkurt 2023 (MIA) - Sonte përfundon misioni i shpëtimit të karvanit të dytë të Maqedonisë në qytetin e shkatërruar të Adiamit në Turqi nga tërmeti katastrofik. Komandanti i NJTZ-Shtip, Darko Kocev, në një bisedë telefonike për MIA-n, thotë se aktualisht janë ende në objekt i cili është i rrënuar dhe fatkeqësisht po nxjerrin njerëz të vdekur prej tij. Misioni përfundon pas orës 19:00 dhe karvani me 32 zjarrfikës dhe shpëtimtarë dhe ekipi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim largohen gjatë natës. Por Kocev thotë se dëshira e fundit e ekipit të dytë të shpëtimit të RMV-së është të dhurojë gjak në Ankara.

"Autoritetet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim presin në çdo moment përgjigje nëse ekipi ynë do të kalojë nëpër Ankara gjatë rrugës për të dhuruar gjak, sepse kjo është dëshira jonë e fundit të bëjmë në këtë mision", thotë Kocev.

Pesë zjarrfikësit-shpëtimtarët nga Shtipi janë në gjendje të mirë shëndetësore. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR