• e mërkurë, 03 korrik 2024

Ekipet e shpëtimit në Tajvan e vazhdojnë kërkimin pas 18 personave të zhdukur nga tërmeti

Ekipet e shpëtimit në Tajvan e vazhdojnë kërkimin pas 18 personave të zhdukur nga tërmeti

Tajpei, 5 prill 2024 (MIA) - Ekipet e shpëtimit në Tajvan e vazhdojnë kërkimin pas 18 personave, të cilët konsiderohen të zhdukur pas tërmetit me intensitet prej 7,4 ballë sipas Shkallës së Rihterit, që e goditi bregun malor lindor të ishullit.

Në tërmetin që të mërkurën e ka goditur qarkun lindor Hualien, jetën e kanë humbur 10 persona, ndërsa qindra kanë mbetur të ngujuar në parkun nacional, pasi shkëmbinjtë të cilat janë rrotulluar nga mali, e kanë ndërprerë komunikacionin.

Shërbimi zjarrfikës vlerëson se 18 persona ende po konsiderohen të zhdukur, duke përfshirë edhe katër të huaj, për të cilët paraprkaisht u informua se janë shtetas të Indisë, Kanadasë dhe Australisë.

Gjashtë persona konsiderohen të zhdukur në një shteg malor, ndërsa një ekip i shpëtimit prej 45 njerëzve po tenton të arrijë deri te ata, njoftojnë mediat britanike.

Ekipet e shpëtimit konfirmuan se rreth 400 persona, të cilët ishin të ngujuar në një hotel luksoz në Parkun nacional Taroko, janë të sigurtë, rezervat u janë dërguar me helikopterë, ndërsa të lënduarit po evakuohen. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR