• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ejmi Poup u zgjodh drejtoreshë e re e përgjithshme e IOM-it

Ejmi Poup u zgjodh drejtoreshë e re e përgjithshme e IOM-it

Gjenevë, 15 maj 2023 (MIA) - Ish-këshilltarja në Shtëpinë e Bardhë, Ejmi Poup sot në Gjenevë është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Organizatës ndërkombëtare për emigracion pranë Kombeve të Bashkuara.

IOM kumtoi se Poup do të jetë gruaja e parë në krye të organizatës. Mandati i saj fillon më 1 tetor.

Poup, e cila e kreu funksionin zëvendës-drejtoreshë e përgjithshme për menaxhment dhe reforma organizative, luftoi për funksionin me drejtorin e IOM-it, Antonio Vitorinu, i cili e kryen funksionin prej vitit 2018.

Ajo në Tuiter shkroi se është e "nderuar" që 175 vende anëtare e zgjodhën drejtoreshë të re të përgjithshme të IOM-it.

"Jam e gatshme të punoj me të gjitha vende tona anëtare dhe partnerët global për t'i hapur mundësitë për emigracion efikas, të organizuar dhe human", shkroi Poup.

Në vitin 2021, Poup ishte këshilltare e lartë për emigracion në administratën e Xho Bajdenit. Ai tani publikisht e mbështeti kandidaturën e ish-këshilltares së tij në krye të IOM-it. ab/

Foto: JuTjub

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR