• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ehud Barak: Netenjahu do t'i rrezikojë jetët e pengjeve që të duket i fortë

Ehud Barak: Netenjahu do t'i rrezikojë jetët e pengjeve që të duket i fortë

Tel-Aviv, 25 shkurt 2024 (MIA) - Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak sot në një intervistë në radio ushtarake e ka kritikuar Benjamin Netanjahun, duke thënë se lideri izraelit është i gatshëm të rrezikojë jetën e pengjeve që mbahen në Gaza, nëse kjo kontribuon në imazhin e tij.

"Është më e rëndësishme që Netanjahu të duket i fortë sesa të arrijë një marrëveshje, ai është i gatshëm të sakrifikojë jetën e pengjeve", tha Barak, i cili ishte edhe shef i Shtatmadhorisë së Izraelit, ministër i Mbrojtjes dhe i Punëve të Jashtme.

Deklarata e Barakut erdhi mes aludimeve se një marrëveshje e re pengjesh me Hamasin mund të jetë në prag pasi zyrtarët e lartë izraelitë të sigurisë u kthyen nga Parisi, ku po zhvilloheshin bisedimet për një armëpushim të ri në luftën e Gazës.

Ish-kryeministri i Izraelit bëri thirrje për protesta kundër qeverisë pasi protestuesit dhe policia u përleshën në demonstratat e mbrëmshme antiqeveritare në Tel-Aviv, më të dhunshmet që nga fillimi i luftës kundër Hamasit më 7 tetor.

"Na duhen 30.000 qytetarë që të rrethojnë Kneset (parlamentin) në tenda për tre javë, ditë e natë. Kur vendi të mbyllet, Netanjahu do të kuptojë se koha e tij ka mbaruar dhe se nuk ka besim tek ai", tha Barak. mb/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR