Egjipti njofton se është i gatshëm të jetë nikoqir i konferencës për rikonstruimin e Gazës
- Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit sot kumtoi se është "e gatshme të jetë nikoqir i konferencës ndërkombëtare" për rimëkëmbje e Rripit të Gazës, një ditë pas ndërmjetësuesit publikuan marrëveshje për armëpushim të përkohshëm ndëmjet Izraelit dhe Hamasit.

Kajro, 16 janar 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit sot kumtoi se është "e gatshme të jetë nikoqir i konferencës ndërkombëtare" për rimëkëmbje e Rripit të Gazës, një ditë pas ndërmjetësuesit publikuan marrëveshje për armëpushim të përkohshëm ndëmjet Izraelit dhe Hamasit.
Në kumtesën, Kajro bëri thirrje për shpërndarje të shpejtë, të sigurt dhe efektive të ndihmës humanitare, si dhe "projekte për rimëkëmbje të hershme në përgatitjen për rinovim", të territorit palestinez, që është shkaterruar nga lufta 15 mujore.
Ministria e Punëve të Jashtme bëri thirrje për një fillim të menjëhershëm të armëpushimit, i cili do të hyjë në fuqi të dielën, dhe theksoi "nevojën që palët t'u përmbahen dispozitave të tij dhe të punojnë për zbatimin e fazave të tij në datat e specifikuara". ls/