• e diel, 22 dhjetor 2024

Egjipti pranoi dhjetëra shtetas të huaj dhe palestinezë të cilëve u nevojitet ndihmë mjekësore

Egjipti pranoi dhjetëra shtetas të huaj dhe palestinezë të cilëve u nevojitet ndihmë mjekësore

Kajro, 26 janar 2024 (MIA) - Egjipti sot pranoi rreth dyzet palestinezë të cilëve u nevojitet ndihmë mjekësore dhe 31 shtetas me pasaporta të huaja nga Rripi i Gazës, kumtuan autoritetet kufitare egjiptiane.

Pacientët palestinezë përmes vendkalimit kufitar Rafah transportohen me automjete të ndihmës së shpejtë. mes tyre ishin edhe dy të plagosur gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit, si dhe ata të cilëve u nevojitet ndihmë mjekësore për shkaqe të tjera. Ata janë evakuuar nga disa spitale, përfshirë edhe spitalin për miqësi turko-palestineze, Spitlain evropian dhe kompleksin mjekësor Naser, dhe u nisën drejt institucioneve shëndetësore në qytetet Sinai verior, Ismailia, Suez, Port Said dhe Kajro.

Ndërkohë, Egjipti dërgoi ndihmë të re humanitare drejt enklavës së bllokuar.

Prej fillimit të konfliktit më 7 tetor e deri më 19 janar, në vendin veriafrikan arritën gjithsej 528 aeroplanë dhe 34 anije me ndihmë humanitare nga rreth dyzet vende dhe 13 organizata. Plotësisht, 7.179 kamionë kanë bartur 111.490 tonë ushqim, barëra dhe materiale mjekësore.

Autoritetet egjiptiane e caktuan aeroportin në afërsi të qytetit Arish, që ndodhet në Detin Mesdhe rreth 50 kilometra larg Rafah, si qendër për dërgesë të ndihmave. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR