• e premte, 05 korrik 2024

Egjipti po e përforcon praninë përgjatë kufirit me Gazën

Egjipti po e përforcon praninë përgjatë kufirit me Gazën

Al-Arish, 12 shkurt 2024 (MIA) - Egjipti ka përforcuar praninë e sigurisë përgjatë kufirit me Gazën, deklaruan sot dëshmitarët dhe një burim sigurie për DPA.

Sipas dëshmitarëve, përforcime të sigurisë dhe patrulla intensive të sigurisë janë regjistruar përgjatë kufirit, veçanërisht në zonën e vendkalimit Rafah dhe vendaklimit, Kerem Shalom.

"Forcat e sigurisë janë sistemuar për përforcime, pasi Izraeli të premten njoftoi se do të fillojë operacion ushtarak në qytetin kufitar Rafah", tha një zyrtarë i sigurisë për DPA.

Burimi, gjithashtu, informoi se operacionet janë duke u zhvilluar për të rritur lartësinë e rrethojave dhe për të përforcuar telat me gjemba pas dëmtimeve nga bombardimet izraelite të zonës së vendkalimit. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR