• e hënë, 23 dhjetor 2024

Egjipti me propozim të ri për përfundimin e luftës në Gazë

Egjipti me propozim të ri për përfundimin e luftës në Gazë

Kajro, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Egjipti ka përgatitur propozim për ndërprerje të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjëve tjerë, të cilët i mban grupi islamist palestinez, njoftoi DPA, duke cituar rrjetin televiziv rajonal.

Iniciativa, e cila parashikon tre faza të ndara, u prezantua në bisedat e mbajtura paraprakisht këtë javë në Kajro mes autoriteteve egjiptase dhe ekipit të Hamasit, informuan burime mirë të informuara me bisedat për televizionin saudit, Ashark Njuz.

Faza e parë, thuhet, përfshin armëpushim prej të paktën dy javëve, gjatë së cilës pritet që Hamasi të lirojë 40 pengj izraelitë - gra, fëmijë, si dhe persona të moshuar e të sëmurë, shtojnë burimet, ndërsa si këmbim Izraeli të lirojë nga burgjet 120 palestinezë nga grupet e njëjta. Kjo fazë parashikon edhe ndërprerje të armiqësive për periudhën e përmendur dhe qasje të garantuar të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

Faza e dytë propozon negociata palestineze, me ndërmjetësim të Egjiptit, për dhënien fund të "ndarjes" brendapalestineze dhe vendosjen e qeverisë teknokratike palestineze, e cila do të sundojë me Gazën dhe Bregun Perëndimor, sipas draft-dokumentit.

Faza e tretë dhe e fundit, sipas shkrimit, bën thirrje për armëpushim të tërësishëm dhe marrëveshje "gjithëpërfshirëse" për lirimin e tërë personelit ushtarak izraelit, të cilin e mban Hamasi dhe fraksionet tjera palestineze në këmbim për të burgosur palestinezë në Izrael. Kjo fazë, po ashtu, përfshin tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës, në të njëjtën kohë duke u lejuar banorëve të shpërngulur të Gazës të kthehen në shtëpitë e mëparshme të tyre në enklavë.

Për propozimin do të debatojë byroja politike e Hamasit në Katar, njofton televizioni. Tani për tani nuk ka koment as nga Egjipi, as nga Hamasi. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR