• e hënë, 23 dhjetor 2024

Egjipti i paralajmëroi pilotët ta evitojnë hapësirë ajrore iraniane nesër herët në mëngjes

Egjipti i paralajmëroi pilotët ta evitojnë hapësirë ajrore iraniane nesër herët në mëngjes

Kajro, 7 gusht 2024 (MIA) - Egjipti i urdhëroi të gjitha aerokompanitë e veta ta evitojnë hapësirën ajrore iraniane tre orë herët në mëngjes të enjten për shkak të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit. Në raportin e sigurisë dërguar pilotëve thuhet se paralajmërimi do të jetë në fuqi prej 01:00 deri në orën 04:00 sipas Griniçit (përkatësisht 03:00 deri 06:00 sipas kohës së mesme evropiane). Nuk janë dhënë më shumë hollësi përse është publikuar njoftimi.

"Të gjithë aerotranspeortuesit do të evitojnë fluturimin mbi Teheran. Asnjë plan për fluturim mbi atë territor nuk do të pranohet", thuhet në njoftim.

Shumë aerokompani i revidojnë oraret e veta për ta evituar hapësirën ajrore iraniane dhe libaneze, ndërkaq gjithashtu i anulojnë fluturimet drejt Izraelit dhe Libanti për shkak të frikës nga konflikti i mundshëm më i gjerë pas vrasjes së anëtarëve të lartë të grupeve militante Hamas dhe Hezbollah.

Shumë mendojnë se ky është paralajmërim për sulm iranian.

"Njoftimi i tillë i sigurisë nga Egjipti është mjaft i pazakontë. Është e mundur ky të jetë tregues për përgjigje të Iranit ndaj Izraelit, por mund të ketë shkak tjetër", tha OPSGROUP, organizatë e cila ndan informata për rreziqe nga fluturimi.

Vendet në rajon, prëfshirë edhe Jordaninë, e mbyllën hapësirën e vet ajrore në fillim të këtij viti për shkak të sulmeve ajrore ndaj Izraelit. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR