• e hënë, 23 dhjetor 2024

Egjipt: Përshkallëzimi izraelit kërcënon ta ndezë tërë rajonin

Egjipt: Përshkallëzimi izraelit kërcënon ta ndezë tërë rajonin

Kajro, 1 tetor 2024 (MIA) - Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Badr Abdelati e dënoi, siç tha, "përshkallëzimin serioz" në Libanin jugor, pasi që ushtria izraelite kumtoi se ka kryer sulm tokësor "të kufizuar".

Abdelati paralajmëroi se përshkallëzimi izraelit kërcënon ta ndezë tërë rajonin "në mënyrë që do të çojë drejt pasojave humanitare dhe të sigurisë", thuhet në kumtesën e Ministrisë egjiptiane të Punëve të Jashtme.

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se Egjipti do t'i hedhë poshtë të gjitha tentimet për vendosje të status-kuo-së së re që e shkelë sovranitetin e Libanit. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR