• e mërkurë, 05 mars 2025

Egede: Nuk dëshirojmë të jemi amerikanë apo danezë, ne jemi grenlandezë

Egede: Nuk dëshirojmë të jemi amerikanë apo danezë, ne jemi grenlandezë

 Nuk, 5 mars 2025 (MIA) - Kryeministri i ishullit më të madh në botë  sot deklaroi se banorët e tij nuk duan të jenë "as amerikanë, as danezë, por grenlandezë".

"Ne nuk duam të jemi amerikanë apo danezë, ne jemi grenlandezë", tha Mute Egede, një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trampi shprehu sërish interes për të marrë atë territor autonom në kuadër të Danimarkës. 

 "Amerikanët dhe shefi i tyre duhet ta kuptojnë këtë", ka shkruar  Egede në Fejsbuk, gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ne nuk jemi për shitje dhe nuk mund thjesht të na marrin", përfundoi kryeministri grenlandez. 

 Mediat britanike paraprakisht raportuan se në fjalimin e djeshëm në Kongres, Trampi tha se qeveria po punon për marrjen e Grenlandës.

 "Mendoj se do ta kemi, në një mënyrë ose në një tjetër, do ta kemi", tha presidenti amerikan.

Ai u tha grenlandezëve se me SHBA-në ata do të ishin "të sigurt dhe të pasur" dhe se ishulli i tyre "do të arrinte lartësi për të cilat më herët nuk mundeshin të besojnë se janë të mundshme". 

"Është një popullsi shumë e vogël, por një pjesë shumë e madhe e tokës, shumë, shumë e rëndësishme për sigurinë ushtarake", tha Trampi. 

 "Ne e mbështesim fuqimisht të drejtën tuaj për të vendosur të ardhmen tuaj dhe nëse vendosni ta bëni këtë, jeni të mirëseardhur në SHBA", përfundoi ai.

Sondazhet tregojnë se shumica e grenlandezëve, rreth 57.000 në numër, kundërshtojnë bashkimin me SHBA-në, por shumica e tyre angazhohen për pavarësinë nga Danimarka. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR