• e premte, 05 dhjetor 2025

EEA: Në Maqedoninë e Veriut ekziston mbështetje institucionale për të përmirësuar mbrojtjen e mjedisit jetësor

EEA: Në Maqedoninë e Veriut ekziston mbështetje institucionale për të përmirësuar mbrojtjen e mjedisit jetësor

Bruksel, 30 shtator 2025 (MIA) - Në Maqedoninë e Veriut, ekziston mbështetje e fortë institucionale për të përshpejtuar implementimin e kornizave të reja ligjore të harmonizuara me BE-në, për të përmirësuar ndjeshëm mbrojtjen e mjedisit jetësor, bëhet e ditur në raportin e publikuar të Agjencisë Evropiane të Mjedisit Jetësor (EEA) për gjendjen e emetimeve të gazrave serrë dhe ndotjes në Evropë gjatë pesë viteve të fundit, në pjesën kushtuar vendit.

"Qeveria ka bërë përparim të konsiderueshëm në përafrimin e kornizës së saj ligjore dhe rregullatore me legjislacionin evropian dhe është e angazhuar të vazhdojë përpjekjet për anëtarësim në BE", thuhet në dokumentin.

Në Raportin theksohet se përvojat e BE-së janë të rëndësishme për vendin, se ai siguron stimuj kombëtarë për të mbështetur rritjen e prodhimit organik, shitjet dhe fitimet dhe kornizat e tij institucionale dhe mbështetja e mëtejshme pritet të mbrojnë dhe të sigurojnë rritjen.

Sipas EEA, prodhimi i ushqimit, i cili është aktiviteti i tretë më i rëndësishëm ekonomik në vend, është i lidhur ngushtë me sfidat ekologjike dhe sociale.

"Bujqësia zë vend qendror në strategjinë kombëtare për modernizimin e prodhimit, plotësimin e kërkesës së brendshme dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve të eksportit. Qëllimet kombëtare përfshijnë nxitjen e konsumit të qëndrueshëm, promovimin e ushqimit të shëndetshëm dhe përmirësimin e sistemeve përpunimit të përpunimit të ushqimit, të shitjes me pakicë dhe eksportit. Harmonizimi me standardet e BE-së mbetet thelbësore për përmirësimin e cilësisë së ushqimit dhe qasjen në tregun evropian, me reformat e vazhdueshme për të adresuar sfidat e integrimit në BE", thuhet në raportin.

Sfidë plotësuese për sektorin bujqësor të Maqedonisë, sipas Agjencisë, është urbanizimi dhe plakja e popullsisë, duke marrë parasysh se 58 për qind e popullsisë jeton në qytete, ndërsa bujqësia punëson vetëm 14 për qind të fuqisë punëtore.

"Këto sfida ndërlidhen me ndryshimet klimatike, ndotjen, degradimin e tokës dhe humbjen e diversitetit biologjik, duke imponuar nevojën për praktika të qëndrueshme. Koordinimi i politikave dhe bashkëpunimi institucional janë me rëndësi jetike për të adresuar këto probleme sistemore. Përdorimi i energjisë nga burimet e rinovueshme është çelësi për të mbështetur përpjekjet për të zvogëluar gjurmën ekologjike të bujqësisë. Por, përkundër sfidave, sektori ka treguar qëndrueshmëri gjatë krizave ekonomike, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis autoriteteve, OJQ-ve dhe komuniteteve lokale për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për bujqësinë në Maqedoninë e Veriut", vlerësohet në raportin.

Sipas EEA-së, analizat e skenarëve të ekspertëve tregojnë se pylltaria kontribuon në uljen më të madhe të emetimeve të gazrave serrë në sektorët e bujqësisë dhe përdorimit të tokës, ndryshimit të përdorimit të tokës dhe pylltarisë. Agjencia thekson se duke zbatuar masat ekzistuese, këto emetime deri në vitin 2040 potencialisht mund të reduktohen për 50,5 për qind, por për ta arritur këtë në periudhën deri atëherë, nevojiten rreth 93 milionë euro investime.

  "Për fat të keq, jemi larg arritjes së qëllimit për të ulur ndjeshëm prodhimin e përgjithshëm të mbeturinave në nivel kombëtar. Megjithatë, po zhvillohet strategji dhe plan i ri për menaxhimin e mbetjeve. Prandaj, legjislacioni ekzistues i mbeturinave është i domosdoshëm kur bëhet fjalë për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave", thuhet në dokumentin.

 

„Пакомак“ почнува акција за собирање стаклен амбалажен отпад директно од домот на граѓаните. Како што соопшти денеска компанијата, граѓаните треба да ги остават своите контакт податоци и приб

Raporti bën të ditur se në bazë të analizës së të dhënave në periudhën 2018-2020, vlerësohet se rreth 3.800 jetë humben çdo vit në vend për shkak të ekspozimit ndaj cilësisë së dobët të ajrit, që paraqet 17,7 për qind të vdekshmërisë së përgjithshme të popullsisë.

"Banka Botërore vlerësoi se humbjet ekonomike dhe shpenzimet e këtyre efekteve arritën në mes 5,2 dhe 8,5 për qind të prodhimit kombëtar bruto në vitin 2016", potencohet në raportin.

Sipas EEA-së, është gjithashtu e nevojshme të zbatohet plotësisht Direktiva kornizë e ujrave, së bashku me sigurimin e vazhdueshëm të ujit të pijshëm me cilësi të lartë, ku përpjekjet duhet të drejtohen në përballjen me sfidat që lidhen me trajtimin e ujërave të ndotura.

Agjencia vlerëson se në opinionin maqedonas rriten qëndrimet në favor të qëndrueshmërisë, me vetëdije veçanërisht më të madhe për praktikat e gjelbra që vërehen në zonat urbane dhe midis pjesëtarëve të brezave më të rinj. Për dallim nga kjo, bashkësitë rurale shpesh i rezistojnë ndryshimit, për shkak të kufizimeve ekonomike dhe stileve tradicionale të jetesës.

Në Raportin shtohet se varfëria energjetike është gjithashtu shqetësim, duke prekur 23,85 për qind të amvisërive, që është dukshëm mbi mesataren e BE-së prej 7,5 për qind, e nëse nuk zbatohen politika qëllimore, tranzicioni i gjelbër mund të rezultojë në thellimin e këtij dallimi.

"Vendi i harmonizon politikat e tij ekonomike me standardet e BE-së, duke vendosur stimuj për projekte energjetike nga burimet e ripërtëritshme dhe përmirësimet e efikasitetit energjetik. Kthesë paraqet lëshimi i obligacionit të parë të gjelbër në tetor të vitit 2023, me vlerë 10 milionë euro, për iniciativa të gjelbra", bëhet e ditur në raportin.

Në Dokumentin gjithashtu bëhet e ditur se vlera e shtuar bruto në sektorin e mallrave dhe shërbimeve ekologjike është rritur nga 0,68 për qind të nivelit të PBB-së në vitin 2020 në 1,63 për qind në vitin 2021.

"Megjithatë, punësimi në sektor (1,38 për qind) mbetet shumë më poshtë mesatares së BE-së (2,45 për qind), që është sinjal i një tregu të pazhvilluar. Pjesa e energjisë nga burimet e ripërtëritshme në konsumin përfundimtar bruto të energjisë ishte vetëm 17,8 për qind në vitin 2022, gjë që thekson varësinë e vazhdueshme nga karburantet fosile dhe

nevojën për investime më të forta në burimet e ripërtëritshme të energjisë", vlerëson EEA-ja.

Dokumenti gjithashtu vë në dukje se konsumi përfundimtar i energjisë në Maqedoni po rritet për 1,1 për qind në vit, në vend që të ulet, kështu që nevojiten përpjekje e konsiderueshme për ta ndryshuar këtë trend.

 

Неопходно е да се измени Законот за енергетика и наместо задолжувањето за набавка на мазут како алтернатива на гасот, да се бара воведување обновливи извори или други еколошки енергенти.

Sipas raportit, kompanitë më të mëdha, veçanërisht ato me lidhje ndërkombëtare, miratojnë programe ekologjike dhe sociale, por shumica e ndërmarrjeve të vogëa dhe të mesme nuk kanë burime për iniciativa të qëndrueshmërisë, shpesh duke i parë ato si barrë financiare.

"Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor arritën nivelin më të lartë prej 1,7 për qind të PBB-së në vitin 2018, por shumica e mjeteve janë përqendruar në menaxhimin e mbeturinave, e jo në përpjekje më të gjera të gjelbra. Këto sfida e theksojnë nevojën për mbështetje më të madhe për të ndihmuar bizneset të kontribuojnë në tranzicionin", shtohet në dokumentin.

Prandaj, sipas EEA-së, vendi duhet të punojë në sigurimin e tranzicionit të drejtë të gjelbër, duke trajtuar pabarazinë sociale dhe duke mbështetur grupet e rrezikuara.

"Tranzicioni i gjelbër gjithëpërfshirës shoqëror është jetik për të siguruar që përfitimet e tij të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha komunitetet", konsideron Agjencia.

Në pjesëm e transportit, theksohen përpjekjet për të përmirësuar transportin publik urban në Shkup, duke përfshirë edhe përmes prokurimit të 313 autobusëve të ri që janë në përputhje me standardet evropiane të emetimeve të gazrave të dëmshme.

"Komunat i vendosin në mënyrë aktive subvencionet për të stimuluar lëvizjen e biçikletave, si mënyrë ekologjike e transportit të qytetarëve dhe sigurojnë mjete për përmirësimin e infrastrukturës së këmbësorëve dhe biçikletave me projekte të vazhdueshme për trotuaret, shtigjet e biçikletave dhe objektet e përafërta. Para do kohë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve financoi 78 kilometra shtigje për këmbësorë dhe dy kilometra shtigje biçikletash në komuna të ndryshme, që arrijnë në 1,4 milion euro", shtohet në dokumentin.

 Sipas EEA, rrjeti i biçikletave në Shkup pritet të rritet për 30 deri në 50 për qind në tre vitet e ardhshme, ndërsa numri i atyre që lëvizin me biçikleta do të rritet për pesë për qind.

Agjencia bën të ditur se numri i automjeteve elektrike të udhëtarëve në vend mbetet i vogël, me vetëm 451 automjete të regjistruara në vitin 2022.

- Për të nxitur importin e automjeteve të teknologjisë së pastër, Qeveria ka ndaluar importin e automjeteve që nuk plotësojnë standardet Euro 4 dhe ka futur një metodë të re për llogaritjen e tatimit të importit për automjetet që favorizojnë automjetet me emetime më të ulëta të dioksidit të karbonit", shtohet në raportin e EEA-së.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR