Edhe Portugalia dje e njohu zyrtarisht pavarësinë e Palestinës
- Portugalia ka njohur zyrtarisht pavarësinë e shtetit palestinez, deklaroi mbrëmë shefi i diplomacisë së vendit, Paulo Rangel.
- Post By Fami Bajrami
- 08:26, 22 shtator, 2025
Nju Jork, 22 shtator 2025 (MIA) - Portugalia ka njohur zyrtarisht pavarësinë e shtetit palestinez, deklaroi mbrëmë shefi i diplomacisë së vendit, Paulo Rangel.
Portugalia më këtë hap i bashkohet Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë, të cilat gjithashtu njohën zyrtarisht pavarësinë e Palestinës dje.
"Njohja e shtetit të Palestinës është përmbushja e një politike fondamentale, të qëndrueshme dhe të pranuar gjerësisht", deklaroi Rangel para gazetarëve në Nju Jork, përpara sesionit vjetor të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (KB) e cila fillon nesër.
Rangel shtoi se "Portugalia angazhohet për zgjidhje me dy shtete si e vetmja mënyrë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, një paqe që promovon bashkëjetesën dhe marrëdhëniet paqësore midis Izraelit dhe Palestinës".
Pavarësia e shtetit palestinez mbështetet nga më shumë se 150 vende anembanë botës.
foto: EPA