• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Edhe polici i katërt për rastin e Xhorxh Flojdit në Mineapolis dënohet me burg

Edhe polici i katërt për rastin e Xhorxh Flojdit në Mineapolis dënohet me burg

Mineapolis, 7 gusht 2023 (MIA) - Ish polici nga Mineapolisi, Tu Tao sot u dënua me katër vjet e nëntë muaj burg për bashkëpjesëmarrje në vrasjen e Xhorxh Flojdit, afrikano-amerikanit i cili vdiq gjatë arrestimit të tij më 25 maj 2020.

Tao u shpall fajtor në muajin maj për ndihmë në vrasjen nga pakujdesia e shkallës së dytë, raporton Zëri i Amerikës.

"Shpresoja se do të kishte më shumë pendim, keqardhje, pranim të përgjegjësisë së caktuar", tha gjykatësi para se të shqiptojë aktvendimin.

Tao tha se nuk ka pasur ndërmend të dëmtonte askënd, apo të lëndonte dikë.

"Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Bëra gjithçka që mendoja se mundja", shtoi Tao.

Tao i cili qe nëntë vite ka qenë në forcat e policisë, pengoi një grup kalimtarësh të afroheshin derisa oficeri i bardhë i policisë Derek Shovin shkeli mbi qafën e Flojdit për nëntë minuta e gjysmë, gjatë së cilës ai u lut për jetën e tij dhe duke thënë se nuk mund të marr frymë.

Flojdi fillimisht u arrestua me dyshimin se kishte përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan aty pranë.

Arrestimi dhe vdekja e Flojdit u filmua nga një kalimtar i rastit. Vrasja nxiti protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor në mbarë Amerikën dhe botën. Prokurori i përgjithshëm i Minesotës Kit Elison dhe prokurorë të tjerë kërkuan që Tao të dënohej me 51 muaj burg.

Foto: skrinshot Foks njuz 9

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR