• e premte, 05 dhjetor 2025

Edhe një rast tjetër i helmimit të një fëmije në Kumanovë

Edhe një rast tjetër i helmimit të një fëmije në Kumanovë

Kumanovë, 14 gusht 2025 (MIA) - Edhe një tjetër rast i helmimit të një fëmije në Kumanovë është evidentuar nga policia e Kumanovës. Bëhet fjalë për një fëmijë katërvjeçar, ndërsa rastin në polici e ka paraqitur spitali i Kumanovës.

"Dje në orën 22:42 minuta në SPB Kumanovë nga spitali i përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se tek ato është sjellë një fëmijë katërvjeçar i helmuar nga Kumanova", kumtoi SPB Kumanovë.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

"Fëmija është pranuar dje në pediatri, pas ekzaminimit nga ana e mjekut kujdestar, është stabilizuar dhe është dërguar në klinikë në Shkup. Për momentin është në gjendje stabile. Fëmija është helmuar gjatë konsumimit të lëngu të panjohur, sipas të gjitha gjasave detergjent. Pas detoksifikimit së kryer në Klinikë, ai do të lëshohet në shtëpi", deklaroi drejtori i Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë", Sasho Stoshevski.

Në korrik, të këtij viti kishte dy raste të helmimit me ilaçe tek fëmijët, e para ishte foshnje njëvjeçare nga fshati i Likovës, Hotël, ndërsa disa ditë më vonë dhe një foshnje dhjetmuajshe nga Kumanova. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR