Edhe një politikan u vra në Ekuador në më pak se një javë
- Lideri i Partisë së Revolucionit Civil në provincën Esmeraldas, Pedro Briones, u vra vetëm pesë ditë pasi kandidati presidencial Fernando Villavisensio u vra në një tubim parazgjedhor.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:40, 15 gusht, 2023

Kito, 15 gusht 2023 (MIA) - Lideri i Partisë së Revolucionit Civil në provincën Esmeraldas, Pedro Briones, u vra vetëm pesë ditë pasi kandidati presidencial Fernando Villavisensio u vra në një tubim parazgjedhor.
Brionesi u vra nga persona të armatosur në një motoçikletë, raporton Bi-Bi-Si.
Tani për tani nuk dihet motivi, ndërsa policia ende nuk është prononcuar.
Foto: Arkivi i MIA-s