• e hënë, 23 dhjetor 2024

Edhe një opozitar rus dënohet me 25 vjet burg

Edhe një opozitar rus dënohet me 25 vjet burg

Moskë, 17 prill 2023 (MIA) - Një gjykatë ruse e ka dënuar me 25 vjet burg politikanin opozitar rus, Vlladimir Kara-Murza për shkak të "tradhëtisë dhe akuzave tjera", të lidhura me kritikat për luftën në Ukrainë.

Ish gazetari dhe politiani ruso-britanik është edhe një nga kundërshtarët e presidentit rus, Vlladimir Putin, që ka përfunduar në burg.

Kara-Murza i ka hedhur poshtë akuzat dhe dërgoi kritika ndaj procesit gjyqësor.

Kara Murza (41) kaloi vite si politikan duke kundërshtuar presidentin Vlladimir Putin dhe loboi te qeveritë dhe institucionet e huaja për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe rusëve individualë për shkelje të supozuara të të drejtave të njeriut.

Më vonë ai shërbeu si nënkryetar i Partisë së Lirisë së Popullit, duke udhëhequr përpjekjet diplomatike në emër të opozitës.

Ndërkohë, ai u ka mbijetuar dy herë helmimeve për të cilat fajësoi Kremlinin në 2015 dhe 2017, por zyrtarët rusë kanë mohuar përgjegjësinë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR