• e diel, 22 dhjetor 2024

Edhe Bullgaria i formoi grupet e punës në prag të seancës ndërqeveritare të martën

Edhe Bullgaria i formoi grupet e punës në prag të seancës ndërqeveritare të martën
Sofje, 22 janar 2022 (MIA) - Edhe Qeveria bullgare i formoi grupet e punës për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, të cilat duhet ta intensifikojnë procesin e afrimit dhe ta hapin rrugën për zgjidhje të kontestit ndërmjet dy vendeve, në suaza të qasjes dhe dinamikës së re, të cilat ishin paralajmëruar  nga kryeministrat e të dy vendeve, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov. Me urdhër të kryeministrit Petkov, siç citohet në kumtesën e Këshillit ministror bullgar  janë formuar katër grupe ndërministrore për bashkëppunim me Maqedoninë e Veriut. Sipas korrespondentit të MIA-s nga Sofja, në grupin ndërqeveritar për bashkëpunim në sferën e ekonomisë, tregtisë dhe inovacionit bashkëkryesues janë zëvendëskryeministrja për ekonomi dhe industri dhe ministre e ekonomisë Kornelia Ninova, zëvendëskryeministri për Eurofonde dhe Financa Asen Vasilev dhe ministri për Inovacionin dhe Rritjen, Daniel Lorer. Në grupin e punës do të përfshihen përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Industrisë, Ministrisë së Inovacionit dhe Rritjes, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe administratës së Qeverisë. Bashkëkryesuesit  e grupit të punës për infrastrukturë, transport dhe lidhshmëri me zëvendërkyeministrin për zhvillim rajonal dhe punë publike dhe ministër për zhvillim rajonal dhe punë publike Grozdan Karaxhov, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Nikollaj Sabev dhe ministri për Energjetikë Aleksandar Nikollov. Për anëtarët e grupit të punës janë emëruar përfaqësues të Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria për Energjetikë, Ministria për Punë të Jashtme dhe administrata e Këshillit të ministrave. Grupi i tretë i punës është për bashkëpunimin evropian - tranzicioni i gjelbër dhe transformimi digjital dhe sundimi i ligjit. Bashkëkryetarët janë zëvendëskryeministri për politikën klimatike dhe ministri i mjedisit Borisllav Sandov, zëvendëskryeministrja për qeverisje efikase Kalina Konstantinova dhe ministrja e drejtësisë Nadezhda Jordanova. Grupi i punës përfshin përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Qeverisjes elektronike, Ministrisë së Jashtme dhe administratës së Këshillit të Ministrave. Grupi i katërt ndërministror do të punojë në fushën e kulturës, shkencës, arsimit dhe rinisë. Bashkëkryesues janë ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolaj Denkov, Ministri i Kulturës Atanas Atanasov, Ministri i Turizmit Hristo Prodanov dhe Ministri i Rinisë dhe Sportit Radostin Vasilev. Anëtarë të grupit punues janë emëruar përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Turizmit, Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve dhe administratës së Qeverisë. Kryeministrat paralajmëruan pesë grupe pune, i pesti është ai historik, por të dy qeveritë nuk formuan grup të veçantë pune dhe sipas asaj që thanë Kovaçevski dhe Petkov në konferencën për shtyp në Shkup, kjo fushë përfshinë grupin e përbashkët maqedonas-bullgar. Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore, por nuk specifikoi nëse do të vazhdojë të punojë në formatin aktual. Sipas Petkovit, bashkëkryesuesit e secilit prej grupeve punuese do të bëjnë rotacion gjatë kryesimit të mbledhjeve të grupit përkatës, sipas temave që do të jenë në rend dite. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR