• e hënë, 23 dhjetor 2024

Edhe bashkëthemeluesi i Vagnerit, Utkin ka qenë me Prigozhinin në aeroplanin që u rrëzua në Rusi

Edhe bashkëthemeluesi i Vagnerit, Utkin ka qenë me Prigozhinin në aeroplanin që u rrëzua në Rusi

Londër, 24 gusht 2023 (MIA) - Komandanti i formacionit mercenar rus "Vagner" dhe bashkëthemeluesi i tij DmitrI Utkin ishin gjithashtu në mesin e atyre që ishin në aeroplanin që u rrëzua mbrëmë në atë vend, kumtoi Agjencia Federale e Rusisë për Transport Civil, transmeton Bi-Bi-Si.

Kjo agjenci konfirmoi më parë se në mesin e dhjetë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroplan ishte shefi i Vagner, Evgenij Prigozhin, udhëheqësi i një rebelimi të shkurtër dhe të pasuksesshëm kundër udhëheqjes ushtarake të Kremlinit në maj të këtij viti.

Kanali Telegram Zona gri, që besohet të jetë i afërt me "Vagner", raportoi se edhe Prigozhin edhe Utkin e humbën jeten në rrëzimin e aeroplanit.

Mediat botërore raportojnë se avioni ishte privat dhe se u rrëzua në rajonin Tver në veri të Moskës, kryeqyteti i Rusisë.

Përfaqësues të transportit civil rus konfirmuan se aeroplani "Embraer Legasi" po fluturonte midis Moskës dhe Shën Petersburgut dhe mbante shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Emrat e tyre janë publikuar.

Në mesin e pasagjerëve ishte Valeri Çekalov, një bashkëpunëtor i ngushtë i Prigozhin, i cili u vendos në listën e personave të sanksionuar nga Rusia nga ana e ministrisë amerikane të Financave për "ofrimin e dërgesave të municioneve në Federatën Ruse për ose në emër të Prigozhinit".

Sipas informacioneve të para, të gjithë në aeroplan kanë vdekur.

Rusia ka nisur një hetim për shkakun e rrëzimit të avionit.

Kanali Telegram i Zonës Gri pretendon se Prigozhin u vra nga "tradhtarët e Rusisë". ls/

Foto; Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR