• e hënë, 23 dhjetor 2024

ECR njofton se bëhet grupi i tretë parlamentar më i madh në Parlamentin Evropian

ECR njofton se bëhet grupi i tretë parlamentar më i madh në Parlamentin Evropian

Bruksel, 20 qershor 2024 (MIA) – Aleanca e djathtë e konservatorëve dhe reformistëve evropianë (ECR) informon se grupi i saj parlamentar në Parlamentin Evropian bëhet i treti për nga numri, pasi asaj iu bashkuan disa anëtarë të rinj, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas ECR-së e cila drejtohet nga partia "Vëllezërit e Italisë" (FDI) e kryeministres italiane Xhorxha Meloni, ajo tani ka 83 eurodeputetë duke e kaluar grupin liberal "Ta rindërtojmë Evropën" e cila ka 80 mandate.

Mes anëtarëve të rinj janë Fronti popullor nacional ultra-nacionalist qipriot (ELAM), Unioni social-konservator lituanez i fermerëve dhe të gjelbërve (LVZHS), Lëvizja nacionaliste-konservatore kroate për atdheun (DP), por edhe Aleanca nacionaliste dhe e djathta populiste për Unionin e rumunëve (AUR) e cila ka pesë eurodeputetë dhe është e njohur për retorikën e saj euroskeptike dhe anti-hungareze.

Pranimi i AUR në ECR me gjasë zvogëlon shanset për t'iu bashkuar grupit të partisë hungareze në pushtet Fides të kryeministrit Viktor Orban, por edhe për bashkëpunim me Partinë Popullore Evropiane (EPP).

Унгарскиот премиер Виктор Орбан денеска се сретна со италијанската премиерка Џорџа Мелони, со која разговараше за резултатите од изборите за Европскиот парламент, соопшти портпаролот на Орбан

Ajo që bëhet forcë e tretë politike në Parlamentin Evropian me gjasë do të rrisë ambiciet e ECR-së dhe mbi të gjitha të Melonit për të marrë një nga postet kryesore në BE. Si post i mundshëm për të cilin synon ECR është përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri i cili sipas pakos së propozimit aktual për shpërndarjen e posteve më të larta drejtuese në bllok, duhet t’i takojë kryeministres liberale estoneze, Kaja Kalas.

Sipas të njëjtave burime, një skepticizëm i tillë ndaj Melonit nuk ndërlidhet me personalitetin e Kallasit, por “përfaqësimit joadekuat politik”, pasi grupi liberal me emërimin e saj do të merrte funksion “disproporcionalisht të lartë” me numrin e saj.

Edhe më parë u bë e ditur se rezerva ndaj zgjedhjes së Kallasit kanë shprehur edhe disa liderë të tjerë, kryesisht nga PPE të cilët kërkuan prej saj të dëgjojnë më shumë për pikëpamjet e saj për politikën e jashtme, përveç marrëdhënieve me Rusinë dhe luftën në Ukrainë.

Претседателката на Европската комисија Урсула фон дер Лајен упати писмо до персоналот на ЕК од понеделник оние кои извршуваат помалку важни функции да работат од дома „онлајн“.

Për rizgjedhjen e Ursula fon der Lajenit si kryetare e Komisionit Evropian të PPE-së do t'i duhet mbështetja e socialdemokratëve dhe liberalëve. Fon der Lajen madje gjatë fushatës për zgjedhjet evropiane deklaroi se dëshiron të ruhet “koalicioni pro-BE” i PPE-së me socialdemokratët dhe liberalët, por edhe se nuk përjashton bashkëpunimin me disa nga anëtarët e ECR-së.

E gjithë kjo edhe më shumë e komplikon epilogun e zgjedhjes së bartësve të pozitave kryesore në BE, që pritet të ndodhë në Samitin e BE-së të caktuar javën e ardhshme në Bruksel.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR