EBA kanë premtuar edhe 50 milionë dollarë ndihmë për Sirinë
- Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sot premtuan 50 milionë dollarë shtesë ndihmë për Sirinë e goditur nga tërmeti, duke e çuar totalin e ndihmës në mbi 100 milionë dollarë.

Abu Dhabi, 15 shkurt 2023 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sot premtuan 50 milionë dollarë shtesë ndihmë për Sirinë e goditur nga tërmeti, duke e çuar totalin e ndihmës në mbi 100 milionë dollarë.
Ndihma shtesë nga Emiratet e Bashkuara Arabe vjen pasi Kombet e Bashkuara bënë dje apel urgjent për një donacion prej 397 milionë dollarësh për të ndihmuar popullsinë e goditur nga tërmeti në Siri, një vend tashmë i shkatërruar nga më shumë se një dekadë lufte.
EBA javën e kaluar paralajmëroi ndihmë humanitare për Sirinë në vlerë prej 13.6 milionë dollarë për Sirinë.
Pas apelit të KB-së, 20 milionë dollarë do të ndahen për “projekte humanitare”. ls/