• e hënë, 23 dhjetor 2024

EANA kërkon zgjidhje të përbashkëta kundër lajmeve të rreme për shkak të inteligjencës artificiale

EANA kërkon zgjidhje të përbashkëta kundër lajmeve të rreme për shkak të inteligjencës artificiale

Varshavë, 15 qershor 2023 (MIA) - Drejtori i  Asociacionit Evropian të Agjencive të Lajmeve (EANA), Klemens Pig, në hapjen e konferencës së pestë "Fjuçër Media" të mbajtur në Varshavë, bëri thirrje për bashkëpunim të përbashkët në luftën kundër kërcënimeve nga inteligjenca artificiale.

"Agjencitë e lajmeve duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të përballemi me valët e lajmeve të rreme që sjell inteligjenca artificiale. Inteligjenca artificiale në duar të gabuara mund të çojë në valë masive lajmesh të rreme dhe sfida të ngjashme", tha Pig.

Ai theksoi se sulmi rus në Ukrainë tregoi se regjimet autokratike minojnë lirinë përmes përdorimit të propagandës dhe informacionit të rremë.

Asociacioni Evropian i Agjencive të Lajmeve u themelua në vitin 1956 dhe bashkon 33 agjenci lajmesh. sa/

foto: Arkivi i MIA

QËNDRONI TË LIDHUR