• e diel, 22 dhjetor 2024

E humbi jetën një grua nga orteku i borës në qendrën e skijimit në anën kosovare të Malit Sharr

E humbi jetën një grua nga orteku i borës në qendrën e skijimit në anën kosovare të Malit Sharr

Prishtinë, 13 shkurt 2024 (MIA) - Policia e Kosovës kumtoi se sot pasdite një shtetase e huaj e humbi jetën në qendrën turistike dimërore Brezovicë, në anën kosovare të Malit Sharr, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesë për mediumet e Policisë së Kosovës thuhet se me siguri një grua, për të cilën thuhet se është shtetase e dyfishtë, por nuke ceket venmdi i prejardhejs së saj, e humbi jetën në qendrën e skijimit në Brezovicë, si pasojë e ortekut të borës në vendin e quajtur "Foleja e shqiponjës".

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli deklaroi për mediumet se viktima është një grua 54-vjeçare, ndërsa gjurmimi për të po vazhdon.

"Më 13.02.2024 rreth orës 15:35 kemi marrë një informatë se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës", thuhet në deklaratën e Veselit për mediumet. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR