• e diel, 22 dhjetor 2024

E dyshuara për vrasjen e gjashtë personave në Neshvil, mes tyre tre fëmijë, është vrarë nga policia

E dyshuara për vrasjen e gjashtë personave në Neshvil, mes tyre tre fëmijë, është vrarë nga policia

Uashington, 27 mars 2023 (MIA) - Personi i dyshuar që sot hapi zjarr në shkollën private të krishterë në Neshvil ka vdekur, informuan përfaqësuesit zyrtarë në qytetin e Tenesit.

Siç bëri të ditur Nju Jork Tajms sot, një grua e armatosur vrau gjashtë persona, përfshirë edhe tre fëmijë. Ajo më pas është vrarë nga policia. Këtë e ka konfirmuar policia në Neshvil në postimin në Tuiter.

Njësiti kundër zjarreve në Neshvil në Tuiter publikoi se ka më "shumë të lënduar".

Të shtënat kanë ndodhur në shkollën Kovenant.

Njësiti kundër zjarreve kumtoi se i janë përgjigjur "agresorit aktiv", por nuk dhanë detaje. Detaje tjera për të shtënat hëpërhë nuk ka.

Shkolla Kovenant ka rreth 200 nxënës parashkollor deri në klasën e gjashtë dhe është themeluar në vitin 2001, sipas ueb faqes së shkollës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR