• e premte, 05 dhjetor 2025

Dyzet civilë janë vrarë në sulme të njësive paraushtarake në rajonin sudanez Darfuri i Veriut

Dyzet civilë janë vrarë në sulme të njësive paraushtarake në rajonin sudanez Darfuri i Veriut

Kartum, 11 gusht 2025 (MIA) - Dyzet persona janë vrarë, ndërsa 19 u plagosën në sulmin e organizatës paraushtarake sudaneze "Forcat e Mbështetjes së Shpejtë" (RSF) ndaj një kampi për persona të zhvendosur në rajonin Darfuri i Veriut, njoftuan sot ekipet e shpëtimit.

Luftëtarët e RSF-së, të cilët janë në konflikt me ushtrinë qeveritare, sulmuan kampin Abu Shuk dhe filluan të qëllonin mbi civilët, e më vonë u drejtuan në qytetin El Fasher, rajoni i fundit që mbahet ende nga ushtria, i cili është nën rrethim nga viti i kaluar.

RSF nga viti 2023 është në një luftë të ashpër me ushtrinë sudaneze, ndërsa që atëherë uria ka përfshirë vendin, veçanërisht në Darfur, rajoni më i prekur nga konflikti.

Në javën e fundit në El Fasher, 63 persona kanë vdekur nga uria, njoftoi Ministria sudaneze e Shëndetësisë.

Rreth 40 për qind të fëmijëve nën moshën pesë vjeç në këtë qytet vuajnë nga kequshqyerja akute dhe 11 për qind janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Programi botëror për ushqim i Kombeve të Bashkuara (WFP). bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR