• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dymbëdhjetë eurodeputetë i dërguan letër Fon der Lajenit duke kërkuar dorëheqje ose shkarkim të Varhejit

Dymbëdhjetë eurodeputetë i dërguan letër Fon der Lajenit duke kërkuar dorëheqje ose shkarkim të Varhejit

Strasburg, 17 tetor 2023 (MIA) - Një grup prej 12 eurodeputetëve nga grupet e Të gjelbërve, Socialistëve dhe Demokratëve dhe Të majtëve përmes një letre të hapur dërguar kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kërkojnë dorëheqje nga eurokomisari për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Oliver Varheji. 

Në letër bëhet thirrje që Varheji të japë "dorëheqje" ose "të shkarkohet" për shkak të tejkalimit të mandatit të tij, me atë që paralajmëroi ngrirje të ndihmës për palestinezët pa konsultime me qeveritë e BE-së. 

Theksohet se eurokomisari Varheji nuk ka autorizim për këtë çështje që të vendosë njëanshëm, e as që zyrtarisht ta publikojë në shkrimet e tij në rrjetet sociale dhe se vendimi nuk është marrë në procesin adekuat. 

Përkujtohet se nuk është hera e parë që Varheji ta "kalojë kufirin" dhe të ecë kundër rregullave institucionale.

Në letër theksohet edhe se shumë nga eurodeputetët që në shkurt kërkuan dorëheqjen e tij, pasi në seancë plenare të Parlamentit Evropian ai u ka thënë se janë "idiotë". 

"Ne nuk i miratojmë fyerjet që Varhei u bën institucioneve të BE-së dhe funksionimin e tyre demokratik. Prandaj kërkojmë që komisioneri të japë dorëheqje ose të shkarkohet", këmbëngulet në letër.

Letra e hapur Ursula von der Lajenin do t'i dërgohet sot, ka konfirmuar për një portal në Bruksel zyra e eurodeputetit francez Munir Saturi, i cili është një nga nënshkruesit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR