• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dy trupa janë gjetur në jahtin luksoz të fundosur në afërsi të bregut të Siçilisë

Dy trupa janë gjetur në jahtin luksoz të fundosur në afërsi të bregut të Siçilisë

Palermo, 21 gusht 2024 (MIA) - Një trup është nxjerrë nga uji pranë vendit të  jahtit luksoz të fundosur në brigjet e Siçilisë pasi zhytësit gjetën dy persona të tjerë të zhdukur.

Shefi i agjencisë së mbrojtjes civile të Siçilisë, Salvatore Koçina, konfirmoi se dy trupa ishin gjetur në jahtin, i cili u fundos rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës.

Ai tha se do të ketë një hetim në kohën e duhur, por prioritet është gjetja e atyre që janë ende të zhdukur.

Siç raportoi DPA, një thes i gjelbër trupi u dërgua në portin Portçelo ku prisnin dhjetëra punonjës të urgjencës.

Roja bregdetare italiane nuk e ka përjashtuar më parë mundësinë që të zhdukurit, përfshirë manjatin e teknologjisë Majk Linç dhe vajzën e tij 18-vjeçare Hana, janë ende gjallë dhe ekspertët kanë spekuluar se gjatë fundosjes së jahtit mund të formohen xhepa ajri.

Mes të zhdukurve janë kryetari i Bankës Morgan Stenli Interneshënall, Xhonatan Blumer, gruaja e tij Xhudi Blumer, avokati i Kliford Çens, Kris Morvillo dhe gruaja e tij Neda Morvillo.

Kontrolle janë kryer edhe mëngjesin e sotëm në trupin e brendshëm të jahtit.

Një ekip prej katër hetuesish britanikë nga Organizata qeveritare britanike për hetim të aksidenteve detare (MAIB) gjithashtu mbërriti në Portçelo për ta hetuar vendin e fundosjes.

MAIB po heton se ç'farë ka ndodhur sepse jahti  Bazesian ka lundruar nën flamurin britanik.

Roja bregdetare itlaiane kumtoi se MAIB nuk është përfshirë në hetimin pas njerëzve të vdekur dhe se nuk është kërkuar ndihmë.

Majk Linç, njëri nga pasagjerët e zhdukur "është Bill Gejtsi britanik". Ai është bashkëthemelues i kompanisë softuerike Autonomy, ndërsa në vitin 20211 e shiti gjigantin kompjuterik amerikan Hewlett-Packard (HP) për 11 miliardë dollarë. Në qershor, ai ishte liruar nga SHBA për disa akuza për mashtrim, për të cilën është kërcënuar me dënim me burg prej 20 vitesh.

Jahti u fundos ditën e njejtë kur Stiven Çembërlen i cili ishte akuzuar me Linç në rastin me mashtrimin, vdiq pasi e goditi një automobil.

Jahti luksoz mund të akomodojë deri në 12 të ftuar në gjashtë suita. Pronarja është Anxhela Bakares, gruaja e Linç, e cila është një nga 15 personat e shpëtuar. Një nënë dhe foshnja e saj njëvjeçare nga Britania e Madhe kanë shpëtuar gjithashtu. Gruaja tha se e mbajti fëmijën e saj mbi sipërfaqen e detit për ta shpëtuar nga mbytja.

Një anije me flamur holandez aty pranë shpëtoi të mbijetuarit derisa mbërritën shërbimet e urgjencës. Pasi stuhia kaloi, kapiteni Karsten Borner tha se ekuipazhi i tij vuri re se jahti pas tyre ishte zhdukur. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR