Dy të vdekur dhe katër të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Indonezi
- Nga rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, jetën e humbën dy persona, kumtoi një përfaqësues zyrtar, transmetoi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:00, 15 mars, 2023
Xhakartë, 15 mars 2023 (MIA) - Nga rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, jetën e humbën dy persona, kumtoi një përfaqësues zyrtar, transmetoi DPA.
katër persona të tjerë konsiderohen të zhdukur pasi që dheu mbuloi gjashtë shtëpi në Bogor, qytet rreth 60 kilometra në jug të Xhakartës, theksoi shefi i agjencisë lokale për menaxhim me katasrofa, Teofilo Patrisio Freitas.
Freitas, tha se rrëshqitja e dheut ishte shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme.
Rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në Indonezi, posaçërisht në sezonin e reshjeve të shiut që zgjatë nga teetori deri në prill.
Dhjetëra mijë persona javën e kaluar e humbën jetën në rrëshqitjen e dheut që mbuloi disa shtëpi në një fshat në ishujt indonezian Natuna, përkujtoi DPA. ab/