• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy të vdekur dhe disa të lënduar në të shtënat në Kentaki

Dy të vdekur dhe disa të lënduar në të shtënat në Kentaki

Uashington, 14 korrik 2025 (MIA) - Dy persona mbrëmë u vranë, ndërsa disa të tjerë u plagosën  në një seri të shtënash rreth qytetit Leksington, kumtoi guvernatori i shtetit amerikan Kentaki, Endi Beshir.

Stacioni policor i vendit publikoi se personi i dyshuar për sulmin është vrarë, ndërsa një polic është plagosur, por pas ndihmës së marrë mjekësore ai është në gjendje stabile.

Gjuajtja në të cilën humbën jetën dy persona ndodhi në kishën Baptiste, Riçmond Roud, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ndihma e shpejtë për t'i ndihmuar të lënduarit, kumtoi policia.

Dje në mëngjes u plagos një nëpunës policor në rrugën që e lidh aeroportin Blu Gras me qarkun Fajet, kumtoi policia. I dyshuari pastaj është larguar në kishën baptiste larg rreth 27 kilometra, ku vrau dy persona dhe plagosi disa të tjerë.

Policia në Leksington konfirmoi lidhshmëri në dy ngjarjet e armatosura.

Policia shtetërore e Kentakit dhe administrata policore në Leksington "neutralizuan" të dyshuarin në kishë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR