• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dy të plagosurit para spitalit të Tetovës janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup

Dy të plagosurit para spitalit të Tetovës janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup

 Tetovë, 11 janar 2024 (MIA) - Dy personat që u plagosën rreth orës 18 para spitalit të Tetovës janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup, informojnë për MIA-n nga spitali i Tetovës. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për dy vëllezër nga fshati Gajre.

 SPB Tetovë informoi  se rreth orës 18 e pesë minuta është raportuar të shtëna para hyrjes së Qendrës Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës, gjatë së cilës dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, kanë pësuar lëndime me armë zjarri.

 "Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave, të cilët dyshohen në lidhje me rastin. Ndryshe, këtij rasti sot, gjithashtu,  i ka paraprirë edhe një përleshje fizike në mes të njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtënat", informon SPB Tetovë.

Punohet në zbardhjen e rastit, informojnë nga SPB Tetovë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR