• e shtunë, 06 korrik 2024

Dy të lënduar dhe 13 të arrestuar në aksidentin mes tifozëve në Selanik

Dy të lënduar dhe 13 të arrestuar në aksidentin mes tifozëve në Selanik

Athinë, 30 tetor 2023 (MIA) - Në një incident mes dy grupeve tifozësh në Selanik, janë lënduar dy persona, të cilët u dërguan në spital, kurse policia greke arrestoi 13 veta të moshës prej 16 deri 37 vjeçarë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, bëhet fjalë për tifozë të klubeve nga Selaniku, PAOK dhe Aris.

Nga policia greke njoftuan se të arrestuarit akuzohen për shkelje të ligjit që lidhen me ngjarje sportive, dhunë, lëndime fizike, prishje të qetësisë, dhunë ndaj zyrtarëve etj., ndërsa tek tifozët janë gjetur dhe konfiskuar helmeta, shufra metali, sende nga druri dhe zinxhirë hekuri.

Rasti e kanë ndërmarrë efektivë nga Drejtoria për luftë kundër dhunës në objektet sportive, të cilët po vazhdojnë me hetimet për zbulimin dhe arrestimin e personave të përfshirë tjerë.

Në përleshjen mes dy grupeve, dy persona janë lënduar, kurse të gjithë të arrestuarit do të dalin para prokurorit publik. ss/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR