• e mërkurë, 03 korrik 2024

Dy raketa kanë shpërthyer në afërsit të bregut të Jemenit, nuk ka dëme

Dy raketa kanë shpërthyer në afërsit të bregut të Jemenit, nuk ka dëme

Dubai, 26 janar 2024 (MIA) - Dy raketa shpërthyen sot jo shumë larg nga anija në brigjet e Jemenit, kumtoi agjencia britanike për siguri detare UKMTO, duke theksuar se shpërthimi nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

"Anija dhe ekuipazhi janë të sigurt", njoftoi UKMTO, duke shtuar se shpërthimi ndodhi në 60 milje detare në jugperëndim të qytetit të Adenit.

Huthët jemenas të mbështetur nga Irani javët e fundit i kanë forcuar sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq që dyshohet se janë të lidhura me Izraelin, duke pretenduar se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Gazë, ku lufta midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas është në vazhdim.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë kryer disa sulme ndaj pozitës së Huthëve në Jemen, si përgjigje të aksionit të militantëve në rrugën e rëndësishme detare ndërkombëtare. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR