• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy punëtorë humbën jetën në shpërthimin në një minierë në Australi

Dy punëtorë humbën jetën në shpërthimin në një minierë në Australi

Sidnei, 28 tetor 2025 (MIA) - Një burrë dhe një grua humbën jetën sot në një shpërthim në një minierë nëntokësore në Australi, bëri të ditur policia e Uellsit të Ri Jugor.

Burri vdiq në vendin e ngjarjes pas shpërthimit në minierën Endevor në Kobar, rreth 600 kilometra në veriperëndim të Sidneit në Autbek të Uellsit të Ri Jugor, herët në mëngjes.

Dy gra u nxorën nga aty, njëra vdiq më vonë, ndërsa tjetra trajtohet në spital për shkak të shokut dhe dëmtimit të dëgjimit, kumtoi policia e Uellsit të Ri Jugor.

Kryebashkiaku i Kobarit, Xharod Marsden, konfirmoi se dy viktimat dhe gruaja e lënduar kanë qenë punëtorë në minierë, ku nxirret argjend dhe plumb.

"Komuniteti i Kobarit është në zi", tha Marsden në një komunikatë. "Këshilli dhe stafi si anëtarë të komunitetit janë prekur në një farë mënyre dhe unë, si kryetar bashkie, shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe të afërmeve të minatorëve të ndjerë."

Policia kumtoi se po heton dhe po përgatitë raport.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR