• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy policë janë vrarë, një i plagosur nga të shtënat në një pronë fshati në Australi

Dy policë janë vrarë, një i plagosur nga të shtënat në një pronë fshati në Australi

Melburn, 26 gusht 2025 (MIA) - Dy policë janë vrarë, ndërsa i treti është plagosur gjatë të shtënave në një pronë fshati në Porepunka, në shtetin verilindor australian, Viktoria, kumtuan autoritetet lokale.

Automjetet e ndihmës së shpejtë dhe automjete policore janë në vendin e ngjarjes, rajoni përreth është i bllokuar, ndërsa banorët këshillohen të mos i braktisin shtëpitë e tyre.

"Raportet konfirmojnë se një polic është plagosur, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë pasi që policia bastisi një pronë rurale", kumtoi Asociacioni federal policor australian (AFPA).

Policia ngjarjen e përshkroi si "incident aktiv dhe rrjedhës që mund të paraqesë rerzik shtesë për qytetarët", transmeton Ej-Bi-Si (ABC).

Kryeministri australian, Entoni Albaneze dhe kryeministrja e shtetit Viktoria, Jasinta Alan, e dënuan sulmin dhe shprehën shqetësim për rreziqet ndaj forcave të sigurisë. ab

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR