• e martë, 08 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dy policë dhe një civil janë zhdukur në lumin e përmbytur Jala, BeH

Dy policë dhe një civil janë zhdukur në lumin e përmbytur Jala, BeH

Tuzëll, 27 mars 2025 (MIA) - Në Tuzëll, BeH, në vijim është një kërkim i madh pasi lumi i përmbytur Jala mori dy policë dhe një person tjetër, njofton "Dnevni avaz".

Smajo Manxhiq, deputet në Kuvendin e Kantonit të Tuzllës, kërceu në lumin e përmbytur Jala në përpjekje për të shpëtuar policët dhe civilët, të cilët kishin rënë në lum.

Siç deklaroi, njëri prej personave tashmë ka humbur jetën. "Ai ishte tashmë i vdekur, thashë ta lëshojnë. Fatkeqësisht, mendoj se asjnë prej policëve nuk do të mbijetojë", deklaroi Manxhiq.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Tuzllës për "Dnevni Avaz" deklaruan se për momentin nuk mund të japin më shumë informata, duke theksuar se situata është serioze. rq/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR