Dy personat e vdekur në aksidentin afër Ohrit janë kërçovarë
- Dy personat që kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Ohër - Kërçovë, afër fshatit Botun, janë nga Kërçova. Sipas informacioneve nga SPB - Ohër, në aksident ka humbur jetën drejtuesi i mjetit F.K (22) dhe bashkëudhëtarja E.S. (21).
Ohër, 29 nëntor 2024 (MIA) - Dy personat që kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Ohër - Kërçovë, afër fshatit Botun, janë nga Kërçova.
Sipas informacioneve nga SPB - Ohër, në aksident ka humbur jetën drejtuesi i mjetit F.K (22) dhe bashkëudhëtarja E.S. (21).
Aksidenti është raportuar në SPB - Ohër në orën 07:21 të mëngjesit, me informacion se në autostradën në ndërtim afër devijimit "Caro pole", në atarin e fshatit Botun, një veturë tip "Audi" me targa të Kërçovës ka dalë nga rruga.
"Pas masave të ndërmarra është konstatuar se drejtuesi i mjetit F.K (22) dhe bashkëudhëtarja E.S (21), të dy nga Kërçova, kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës nga Ohri. Prokurori publik, eksperti i komunikacionit dhe ekipet policore kanë kontrolluar vendin. Sipas urdhrit të prokurorit publik mbi trupat e dy personave të vdekur do të kryehat autopsi", tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB - Ohër. mb/