• e hënë, 30 dhjetor 2024

Dy persona vriten në një sulm të armatosur në Bruksel, sulmuesi në arrati

Dy persona vriten në një sulm të armatosur në Bruksel, sulmuesi në arrati

Bruksel, 16 tetor 2023 (MIA) – Dy persona janë vrarë sonte në Bruksel nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa i dyshuari është në arrati, deklaroi përfaqësuesi i prokurorisë në kryeqytetin belg.

Sipas një video të publikuar në portalin e gazetës flamane “Het Laatste Nieuws”, sulmuesi i veshur me një jelek portokalli ka qenë në një motoçikletë dhe është larguar pasi kishte hapur zjarr me një automatik.

Mediat publikuan një video amatore që tregonin njeriun duke qëlluar disa herë, ndërsa një stacion televiziv belg publikoi se dy viktimat janë suedezë.

Suedia duhej të luante ndeshje kundër Belgjikës më vonë sonte në stadiumin Hejsel, rreth pesë kilometra larg vendit të sulmit.

Zëdhënësja e policisë tha se policia ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i prokurorit tha vetëm se hetimet kanë filluar dhe se për momentin nuk mund të flasë për motivin.

Kryeministri belg Aleksandar De Kro në platformën X shprehu "ngushëllimet më të thella për të afërmit e viktimave të sulmit qyqar në Bruksel".

"Po ndjek zhvillimet së bashku me ministrat e Drejtësisë dhe Punë të Brendshme nga qendra kombëtare e krizës. Ne jemi duke monitoruar situatën dhe kërkojmë nga njerëzit në Bruksel të jenë të kujdesshëm", ka shkruar ai.

 

QËNDRONI TË LIDHUR