• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy persona vdiqën nga vala e të nxehtit në Francë

Dy persona vdiqën nga vala e të nxehtit në Francë

Berlin, 2 korrik 2025 (MIA) - Dy persona humbën jetën në Francë për shkak të problemeve të lidhura me të nxehtin, ndërsa më shumë se 300 kanë marrë ndihmë emergjente mjekësore, kumtoi sot ministrja franceze e mjedisit jetësor, Anjes Panie-Runaher.

Një pjesë të madhe të Francës dje e përfshiu nxehti ekstrem, me ç'rast niveli më i lartë i alarmit ishte përfshirë në 16 departamente, duke përfshirë edhe Parisin. Temperaturat arritën mbi 41 gradë Celsius në Francën jugore dhe qendrore, ndërsa kryeqyteti regjistroi 38 gradë, transmetoi DPA.

Mediat lokale raportuan se disa pjesë të Francës regjistruan temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në korrik.

Niveli më i lartë i alarmit, i kuq, është aktualisht në fuqi vetëm për katër zona, megjithëse temperaturat pritet të arrijnë 39 gradë Celsius. Disa shkolla mbeten të mbyllura dhe nxehtësia pritet të ulet nga nesër. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR