• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Dy persona u arrestuan për shpërthimin më 26 prill në një port iranian

Dy persona u arrestuan për shpërthimin më 26 prill në një port iranian

Teheran, 5 maj 2025 (MIA) - Autoritetet iraniane sot publikuan dy arrestime pas shpërthimit të madh të fundit në një kompleks porti në Iranin jugor.

"Dy persona janë arrestuar në lidhje me incidentin më 26 prill", publikoi Golam-Hosein Mohseni Exhei, shef i drejtësisë së Iranit, publikuan mediat vendore. Për momentin, identiteti i të dyshuarve dhe akuzat ndaj tyre mbeten të paqarta.

Mohseni Exhei shtoi se tashmë është paguar dëmshpërblimi për personat që humbën jetën nga shpërthimi.

Shpërthimi, në të cilën humbën jetën të paktën 70 persona, e më shumë se 1.000 u plagosën, ka ndodhur në portin Shahid Raxhai në afërsi të metropolit bregdetar Bandar Abas. Fuqia e shpërthimit dhe zjarri që ndodhi pas tij, gjithashtu, shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Sipas raportimeve të para, shpërthimi është shkaktuar nga masat e pamjaftueshme të sigurisë, e jo nga sabotimi, siç dyshohet. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR