• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dy persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite ndaj Libanit jugor

Dy persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite ndaj Libanit jugor

Bejrut, 29 korrik 2024 (MIA) - Të paktën dy persona janë vrarë në sulmet e sotme izraelite me dron ndaj Libanit jugor, njofton agjencioni shtetëror libanez (NNA).

Pas sulmit, më shumë persona janë plagosur, mes të cilëve dhe një fëmijë.

Armata izraelite ende nuk e ka komentuar sulmin.

Pas sulmit me raketa të kryer më 27 korrik në qytetin Druza Maxhal Sham në Rafshnaltën e pushtuar të Golanit, me ç'rast jetën e kanë humbur të paktën 12 njerëz, Qeveria izraelite paralajmëroi një përgjigje të sulmit nga Libani. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR