Dy persona kanë humbur jetën dhe 30 janë lënduar në një aksident hekurudhor në Tunizi
- Në një aksident hekurudhor në Tunizi, dy persona kanë humbur jetën dhe 30 janë lënduar, raportojnë mediat lokale.
- Post By Sara Ademi
- 11:07, 21 qershor, 2023

Tunizi, 21 qershor 2023 (MIA) - Në një aksident hekurudhor në Tunizi, dy persona kanë humbur jetën dhe 30 janë lënduar, raportojnë mediat lokale.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme kur një tren në linjën midis qytetit bregdetar tunizian Sfaks dhe Tunizi doli nga binaret.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se nga aksidenti humbën jetën shoferi dhe ndihmësi i tij. sa/
foto: Arkivi i MIA-s