• e mërkurë, 03 korrik 2024

Dy persona humbën jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme në Zagreb

Dy persona humbën jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme në Zagreb

Zagreb, 19 korrik 2023 (MIA) - Dy persona humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë janë lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.

Stuhia e fuqishme rreth orës 16 e goditi pjesën perëndimore të Kroacisë. Qendra e stuhisë kaloi përgjatë Zagrebit. Era e fuqishme merte gjithçka para vetes - drurë, çati, shiu i rrëmbyeshëm i vërshoi rrugët, ndërsa komunikacioni ishte në kaos të plotë, informon HRT.

Gjatë motit të ligë prej 20 minutave humbën jetën dy burra, ndërsa tetë persona të rritur janë lënduar, të cilët me lëndime në kokë janë dërguar në spitalet e afërta. 

Për shkak të stuhisë së fuqishme e cila e kaploi Zagrebin rreth orës 16, ndihma emergjente ka pranuar 700 thirrje, në mesin e të cilave edhe disa denoncime për persona të lënduar, ndërsa vetëm zjarrfikësit kishin 50 intervenime. 

Kryetari i Zagrebit, Tomisllav Tomasheviq përmes rrjeteve sociale ju bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten në numrat e ndihmës emergjente për ndihmë urgjente dhe shërbimet zjarrfikëse vetëm në rast të rrezikut për vdekje dhe nevoja ekstreme. fc/

Fotografia: Drejtoria për Mbrojtje Civile e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë 

QËNDRONI TË LIDHUR