• e premte, 05 dhjetor 2025

Dy persona humbën jetën në vërshimet në Nju Xhersi

Dy persona humbën jetën në vërshimet në Nju Xhersi

Nju Jork, 15 korrik 2025 (MIA) – Dy persona humbën jetën në Nju Xhersi kur vetura e tyre u rrëmbye nga vërshimet e papritura gjatë stuhisë në pjesën verilindore të SHBA-së mbrëmë, njoftuan sot autoritetet. 

Guvernatori i Nju Xhersit, Fill Marfi, tha se lagështia e lartë dhe nxehtësia shkaktuan stuhinë e fuqishme dhe se “të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm”. 

Stacioni i metrosë në Menheten, në zemër të Nju Jorkut, gjithashtu ishte vërshuar, ndërsa udhëtarët, duke pritur që të evakuohen, hipnin në ulëset e trenave derisa uji derdhej. 

Sistemi i kanalizimit të qytetit nuk mundi të përballojë aq shumë shi  dhe u derdh në tunele dhe stacione të metrosë. Në disa vende, presioni i ujit ishte aq i lartë sa kapakët e pusetave dolën nga vendi dhe krijuan situatë dramatike. 

Shërbimi i metrosë ishte rinovuar gjatë ditës, si dhe shërbimi hekurudhor në dhe rreth Nju Jorkut, në të cilin qindra njerëz punonin prej mbrëmë. 

Disa rrugë mbeten të mbyllura në disa pjesë të Nju Xhersit, ndërsa dhjetëra fluturime janë anuluar ose shtyrë në aeroportet e kësaj zone. fc/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR