Dy persona e kanë humbur jetën në një sulm në qendër të Kievit
- Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar në Kiev në një sulm të armatës ruse, e cila në mëngjes lansoi një valë prej 111 dronëve ndaj Ukrainës.
- Post By Besnik Shuki
- 14:58, 1 janar, 2025
Kiev, 1 janar 2025 (MIA) - Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar në Kiev në një sulm të armatës ruse, e cila në mëngjes lansoi një valë prej 111 dronëve ndaj Ukrainës.
Ky është sulmi i parë rus në ditën e parë të vitit 2025, ndërsa mbrëmë presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij të fundvitit tha se Viti i Ri do të jetë “vit i negociatave për t'i dhënë fund luftës”.
Presidenti rus Vlladimir Putin në fund të dhjetorit u kërcënua se do të sulmojë qendrën e Kievit si përgjigje të përdorimit të armëve amerikane dhe britanike me rreze veprimi të gjata kundër vendit të tij. bsh/
Foto: MIA arkiv