• e martë, 24 dhjetor 2024

Dy nga tre cenrtralet e fundit bërthamore do të vihen në gjendje gatishmërie

Dy nga tre cenrtralet e fundit bërthamore do të vihen në gjendje gatishmërie
Berlin, 5 shtator 2022 (MIA) - Dy nga tre centralet e fundit bërthamore gjermane do të vihen në gjendje gatishmërie deri nga mesi i prillit të vitit 2022, në vend se të mbyllen deri në fund të vitit, siç ishte planifikuar paraprakisht, deklaroi sot ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habek. Dy elektranat - Isar II në Bavari dhe Nekarvesthajm në krahinën jugperëndimore Baden-Virtemberg - do të vihen në rezervë në rast se nevojiten për stabilizim të rrjetit elektrik në Gjermaninë jugore këtë dimër, sqaroi ministri, lajmëroi DPA. Tre elektranat u përgatitën për mbyllje të përhershme deri në fund të këtij viti në serinë e politikave të quajtura "Energiewende" apo "Tranzicioni energjetik", të cilat datojnë nga paraardhësja e kancelarit gjerman Olaf Sholc, Angela Merkel. Por, numër gjithnjë e më i madh i politikanëve argumentojnë për vazhdim të punës së tyre, duke thënë se kjo do të sigurojë alternativë në rast të mungesës nga furnizimi me gaz natyror këtë dimër. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR