• e shtunë, 14 qershor 2025

Dy grupe në Haiti sulmojnë burgun dhe lirojnë 500 të burgosur në qytetin Mirebalaisas

Dy grupe në Haiti sulmojnë burgun dhe lirojnë 500 të burgosur në qytetin Mirebalaisas

Port-O-Prens, 1 prill 2025 (MIA) - Anëtarët e një prej bandave të shumta të Haitit kanë sulmuar një burg në qytetin qendror të Mirebalais dhe kanë liruar rreth 500 të burgosur.

Zëdhënësi i policisë nacionale tha se forca policore shtesë janë sistemuar në qytet, që gjendet 50 kilometra në verilindje të kryeqytetit Port-O-Prens.

Policia kumtoi se sërish e ka marrë kontrollin ndaj Mirebalis, por raportet lokale paralajmërojnë se shumica e refugjatëve ende janë në rrugë.

Grupet e armatosura kontrollojnë pothuajse të gjithë kryeqytetin, por ky sulm i fundit sugjeron se ata po synojnë gjithnjë e më shumë qytete në pjesë të tjera të vendit, shkruan Bi-Bi-Si.

Mirebalais gjendet në udhëkryqiin e dy rrugëve kryesore - njëra çon në veri drejt bregut, ndërsa tjetra në lindje drejt Republikës Domenikane.

Banorët raportuan se sulmuesit e armatosur rëndë qëlluan mbi ndërtesa dhe kalimtarë dhe u vunë flakën ndërtesave dhe makinave, duke shkaktuar panik në popullatën lokale.

Sulmuesit e kanë sulmuar edhe stacionin policor vendor dhe kanë hyrë në burg ku ishin rreth 500 njerëz, duke i liruar të arrestuarit.

Një gazetar i radios lokale tha se sulmi u krye nga dy grupe - 400 nga "Mavozo" dhe një grup që e quan veten "Taleban" - të dyja pjesë e koalicionit më të gjerë Viv Ansam, i cili kontrollon pjesët veriore të Port-o-Prens.

Supozohet se të dy grupet tentojnë ta marrin kontrollin ndaj rrugëve kyçe të cilat çojnë nga zonat e tyre drejt brendësisë së vendit. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR