• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy funksionarë të lartë të Hamasit shtohen në listën e zezë të BE-së

Dy funksionarë të lartë të Hamasit shtohen në listën e zezë të BE-së

Bruksel, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Dy funksionarë të lartë të Hamasit janë vendosur në listën e zezë të Bashkimit Evropian, e cila vendos sanksione kundër individëve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, publikoi sot Këshilli i BE-së.

Prej sot, në këtë listë janë Mohamed Deif, komandant i përgjithshëm i krahut ushtarak të Hamasit dhe zëvendësi i tij, Marvan Isa.

Këtyre prej sot u ngrihen të gjitha fondet financiare në vendet e BE-së, ndërsa operatorët e bllokut evropian nuk mund të ofrojnë fonde dhe burime ekonomike për ta. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR