• e diel, 22 dhjetor 2024

Dy francezë vriten në një sulm rus në Berislav, qytet afër Hersonit

Dy francezë vriten në një sulm rus në Berislav, qytet afër Hersonit

Kiev, 2 shkurt 2024 (MIA) - Dy francezë vullnetarë janë vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur lehtë gjatë sulmeve ruse ndaj Berislavës, vend në afërsi të Hersonit, në Ukrainën jugore, njoftuan autoritete lokale. 

"Vullnetarë të huaj janë vrarë në sulmin rus ndaj Berislavës", shkruan në Telegram guvernatori i rajonit të Hersonit, Oleksandër Prokudin.

"Armata ruse ka vrarë dy shtetas francezë. Edhe tre të huaj janë plagosur lehtë, si dhe një ukrainas", shkruan Prokudin, i cili nuk ka specifikuar funksionet e sakta të vullnetarëve, transmeton Beta.

Në Ukrainë, termi vullnetarë përdoret shpesh për personelin e organizatave humanitare.

 Edhe policia ukrainase njoftoi se dy burra të kombësisë franceze u vranë në një sulm me dron dhe tre burra të tjerë dhe një grua janë plagosur.

Policia paralajmëroi hapjen e hetimit për shkeljen e ligjeve dhe zakoneve ushtarake.

Berislav, qytet  i cili para luftës kishte rreth 12.000 banorë, ndodhet në bregun verior të lumit Dnjepar, afër vijës së frontit. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR