• e diel, 22 dhjetor 2024

Dy bombardues rus patrulluan mbi Bjellorusinë

Dy bombardues rus patrulluan mbi Bjellorusinë
Moskë, 18 dhjetor 2021 (MIA) - Dy bombardues rus me rreze veprimi të gjatë përfunduan mision patrullues në hapësirën ajrore bjelloruse dhe u kthyen në bazën e tyre në Rusi, kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. "Dy  bombardues me rreze veprimi të gjatë Tu-22MZ të Forcave ajrore përfunduan mision patrullues në hapësirën ajrore bjelloruse", thuhet në kumtesën  e Ministrisë ruse. Në kumtesë shtohet se  avionët  me rreze veprimi të gjatë, në stinën e verës kanë  ushtruar detyra të përbashkët me forcat e aviacionit  dhe forcat  për  mbrojtje  ajrore të forcave të armatosura bjelloruse. Siç lajmëroi agjencia TASS, misioni ka zgjatur katër orë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR