Dy bllokada katërorëshe në vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë
- Bujqit grekë e mbyllën vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë për hyrje dhe dalje nga Greqia për qarkullim të të gjitha automjeteve deri në orën 16 sipas kohës greke, përkatësisht orës 15 sipas kohës sonë, ndërsa për pasdite është planifikuar bllokada e dytë katërorëshe prej orës 18 sipas kohës lokale, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:26, 27 dhjetor, 2025
Athinë, 27 dhjetor 2025 (MIA) - Bujqit grekë e mbyllën vendkalimin kufitar Evzoni drejt vendit tonë për hyrje dhe dalje nga Greqia për qarkullim të të gjitha automjeteve deri në orën 16 sipas kohës greke, përkatësisht orës 15 sipas kohës sonë, ndërsa për pasdite është planifikuar bllokada e dytë katërorëshe prej orës 18 sipas kohës lokale, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Pas një pauze prej katër ditësh dhe rrugëve dhe vendkalimeve kufitare të hapura për Krishtlindje, bujqit prej sot sërish i kthyen bllokadat në një sërë lokacionesh në tërë Greqinë.
Për ata të cilët udhëtojnë në Greqi, vendkalimet kufitare Niki (Mexhitli) dhe Dojran, tnai për tnai janë të hapur për qarkullim.
Në Niki nuk përjashtohet mundësia të ketë bllokada të reja, duke pasur parasysh atë që edhe atje janë parkuar traktorë, ndërsa në Dojran bujqit grekë nuk kanë vendosur bllokada dhe komunikacioni po zhvillohet pa pengesa.
Sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina, nuk përjashtohet mundësia që edhe gjatë ditës së nesërme sërish të ketë dy bllokada katërorëshe në Evzoni në periudhën e njejtë si sot, përkatësisht komunikacionit të ndërpritet në periudhën mes orës 12 dhe 16 dhe prej orës 18 deri në orën 22 sipas kohës greke.
Gjatë ditës së sotme sërish aktivizohen një sërë bllokadash në rrugët e mbarë Greqisë, që do të zgjasin deri të martën.
Sipas paralajmërimeve, nga e marta deri të premten, për shkak të Vitit të Ri, pritet sërish të hapen të gjitha rrugët dhe vendkalimet kufitare, siç ishte rasti për Krishtlindje, në mënyrë që të lehtësohet udhëtimi i qytetarëve.
Protestat e bujqve filluan më 30 nëntor, për shkak të shpenzimeve të rritura për prodhimtari dhe çmimet e ulëta për shitjen e prodhimeve të tyre, për shkak të skandalit me subvencionet bujqësore evropiane, ndërsa kërkesa kryesore është pagesa e subvencioneve të mbetura. ab/
Foto: Arkivi МIА